E ftuar në “Pushime On Top” ka qenë gazetarja Zhaklin Lekatari. E pyetur nga moderatorët, ajo ka pranuar për herë të parë publikisht, se është në një marrëdhënie dashurie.
Zhaklin Lekatari: Këtë periudhë po shijoj verën dhe pushimet, detin, diellin…
Eni Shehu: Bashkë me një person të veçantë, apo jo?
Zhaklin Lekatari: Po.
Eni Shehu: Ti ke thënë më herët se ke qëndruar 10 vite pa krijuar një lidhje, a ishte ky person që të bëri të ndryshoje mendim?
Zhaklin Lekatari: Po, është e vërtetë, nuk kam pasur një lidhje prej 10 vitesh. Kjo sepse gjithmonë kam dashur të kem në krah një person që më mbështet dhe jo të më kufizojë; dikë që ma bën jetën të lumtur, jo të ma vështirësojë. Po, të gjitha këto i kam gjetur tek ky person…
Lei Kraja: Po plane për fejesë, dasmë…?
Zhaklin Lekatari: Jo, jo…
Lei Kraja: As për një beb…?
Zhaklin Lekatari: Unë nuk jam nga ato që bëj plane të mëdha. Për momentin jam e lumtur dhe gjërat janë mirë
Diskutime rreth kësaj post