Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri, kuvend prej më të rëndësishmëve që nga themelimi si parti politike.
Rreth 350 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani, njofton Gazeta Express. Kuvendi do të nis në orën 10:00 në njërin nga hotelet në Prishtinë dhe do ta monitorohet nga një ekip i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas pikave të rendit të ditës, do të zgjidhet vetëm kryetari i ri i partisë.
Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi deklaroi se përveç kandidaturave që janë shpallur deri tani nga katër zyrtarë të partisë, janë të hapur edhe për emra të tjerë sot nëse vlerësojnë delegatët.
Këto zgjedhje po mbahen pasi kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke u renditur si partia e tretë.
Diskutime rreth kësaj post