Segmenti rrugor Tiranë- Durrës do të zgjerohet.Zv.kryeministrja njëkohjësisht ministre e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë theksoi se ky projekt është një ndër më të rëndësishmit për vitin e ardhshmë duke i dhënë zgjidhje trafikut dhe fluksit të qarkullimit në këtë nyje të rëndësishme rrugore.
Ndërkohë një projekt tjetër i rëndësishëm për infrastrukturën në vend ëshët hapja e tunelit të Llogarasë në pranverë të vitit të ardhshëm.Sipas zv.kryeminstres kkjo vepër do ti japë një tjtër hov turizmit në jug të vendit.
Tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra i gjatë dhe lidh Dukatin me Palasën për vetëm 7 minuta nga rreth 1 orë që është aktualisht nëpërmjet qafës së Llogarasë.
Diskutime rreth kësaj post