Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e kësaj të enjtjeje në fjalën e tij të mbajtur në Pallatin e Brigadave në nder të shkrimtarit Martin Camaj, ka risjellë në vëmendje dhe debatet më të fundit në lidhje me debatin për zgjerimin e kufirt detar me Greqinë.
Shefi i qeverisë deklaroi se për fat të keq në kombin tonë ka pasur dhe ka akuzatorë, të cilët vetëm shpifin e se për fat të keq këto shpifje besohen akoma edhe sot.
“Më shkon gjuha tek deti po nuk po merrem me të sot, është rast tipik kur s’ka marrëveshje dhe negociata sepse nuk kemi rënë dakord. Të thonë thellohu-thellohu. Domethenë ti diçka ke. Debati i Camajt do të ishte i predestinuar të ishte si ai i detit.
Kreu gënjeshtra ka bërë xhiron e botës dhe e vërtetë nuk i ka ngritur akoma pantallonat, në këtë fushë fiton vetëm një burim informacioni: shpifja, gënjeshtra dhe demaskimi. Prirja kombëtare në raste të caktuara për të besuar të keqen, për të besuar shpifjen prevalon. Do të dihej se dosja e suvejimit është ndryshe nga ajo e bashkëpunimit. Ka dosje. Po mo po ka dosje. Kartela e njerëzve të lindur me njollë ishte aty për të gjithë dhe mbushej”, është shprehur Rama.
Diskutime rreth kësaj post