Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish lidhur me dekretin e miratuar nga Greqia për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon. “Kjo është pjellë e marrëzisë shqiptare”, shprehet Rama duke nënkuptuar se pas kësaj fshihet Ilir Meta dhe Sali Berisha.
“Presidenti dhe ish-presidenti i fryjnë zjarrit për të shkaktuar trazira para zgjedhjeve”, është shprehur Rama.
“Çfarë ti themi ne shtetit grek kur këtë e prodhon mendja e autoritet me të lartë të Shqipëri, dhe ish- autoritetit, Presidentit dhe ish presidentit, kjo është gjëja më elementarë e mundshme. Këta janë autorët e marrëveshjes së 2009 mos harroni. Ishte këmbëngulja jonë, qartësia jonë që pala greke erdhi në tavolinë dhe filluam të negociojmë një marrëveshje të re për të dyja palët.
Jo për faj të pales greke por për këta që kanë marrë përsiper të mbrojnë detin, të fajtorëve të 10 viteve më parë. Ka qënë kërkesa jonë që në fillim që ta zgjidhim këtë punë me gjykatë, nuk donte pala greke që të shkonim në gjykatë. Këtu jemi sa herë teshtin apo kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe për luftë me pushtet këtu. O unë jam agjent turk që luftoj me Greqinë ose agjent grek që luftoj me Turqinë. Jam kryeministër i Shqipërisë që nuk negocioj për interesat e Shqiptarëve. Është e turpshme që një shtet të bëhet qesharak”, shton më tej Rama.
Diskutime rreth kësaj post