Pas Blendi Klosit, Damian Gjiknuri ishte anëtari i dytë që ka braktisur Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe është larguar nga mbledhja.
Gjiknuri ka shmangur konfrontimin mes grupimit të deputetëve të Bardhit dhe Berishës, të cilët kanë zënë karriget në komision.
“Kriza e opozitës nuk do bllokojë reformën. Edhe Alibeaj sic duket nuk e kanë lejuar të vijë për shkak të akteve vandale. Cdo gjë do njoftohet në kohën e duhur, reforma do ecë përpara”, është shprehur Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post