Gazetari Artan Hoxha po flet mbrëmjen e sotme në studion e News 24 për zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2013 dhe ato që pritet të zhvillohen më 18 qershor.
Duke u ndalur te zgjedhjet e 2013, Hoxha ka komentuar situatën e ndodhur në qarkun e Lezhës, ku zgjedhjet u përgjakën. Sipas tij, autorët nuk janë gjetur ende dhe as nuk do të gjenden.
“Në zgjedhjet e mëparshme lajmëruam se situata do ishte e vështirë në qarkun e Fierit, pasi është qark i madh, i dyti pas Tiranës. Por, situata do të ishte shumë më e vështirë në qarkun e Lezhës, pasi parashikohej se do kishte dhe përplasje me armë. Në fakt, dita e zgjedhjeve më 23 qershor u përgjak pikërisht në qarkun e Lezhës. Ka një betim aty të kryetarit që do bënte namin. Dhe nga kryeministri aktual, që tha se do kishte ndëshkim për ata që e përgjakën këtë ditë. Por, në fakt erdhi 18 qershori dhe akoma nuk kemi përgjegjës, sepse nuk ka pasur asnjëherë hetim serioz. Nuk kemi as autorë, as motiv, kështu që kjo ngjarje do të ngelet kështu. Situata në qarkun e Lezhës ishte agravuar shumë më parë se të vinte dita e zgjedhjeve, nuk dihej me çfarë listash do kandidonin PS, PD dhe LSI. Dihej se aty do të kishte një përplasje të fortë”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post