Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaron dhe se Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin në zgjedhjet e 14 majit.
Ai shpreh mbështetjen për tre kandidatë të PD-së, Këlliçin në Tiranën, Carën në Durrës dhe Boçin në Elbasan.
“Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët kudo në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Sarandë.
Do të jetë sidomos një faktor shumë vendimtar për triumfin e superkandidatëve, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan”, deklaron Meta.
Diskutime rreth kësaj post