Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ashtu siç është bërë traditë tanimë të premteve.
Ditën e sotme, Berisha ka folur për fjalimin e Ramës në KiE, ku u shpreh se kryeministri shqiptar i futi thikën pas shpine Kosovës, ndërsa foli edhe për zgjedhjet vendore dhe bashkimin e PD.
Ai shtoi se negociatat me Alibeajn po vazhdojnë dhe se bashkimi i Partisë Demokratike i ka të hapura të gjitha opsionet.
“Bashkimi i PD ka të hapur cdo opsion. Ky është qëndimi i Sali Berishës, pa asnjë diskriminim përvec një rasti që e kam bërë të qartë,” u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post