Ambasadorja Yuri Kim bën thirrjen e fuqishme që udhëheqësit kryesorë të partive politike të kontrollojnë kandidatët që do të garojnë nën flamurin e tyre.
Sipas ambasadores së SHBA, ata do të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet që bëjnë.
“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.
Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post