Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi ka deklaruar se qeveria Rama po bën të gjitha përpjekjet për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit.
Këlliçi tha se në 25 prill nuk do jenë votime, si në rastin e 30 qershorit, por ndryshimi, sipas tij i shumë kërkuar.
“Tentativa për të vjedhur 25 prillin vijon me mekanizma nga më të ndryshmet, por jam i bindur që nuk do ia dalin dot. Tentativa për të manipuluar zgjedhjet, jam i bindur që 25 prill nuk do jenë votime, por ndryshim”, tha Këlliçi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post