Grupi i Lulzim Bashës ka mbledhur sot Komisionin Zgjedhor për përgatitjen për zgjedhjet e 29 korrikut. Mbledhja është kryesisht për listat e anëtarësisë që do të votojnë. Burimet bëjnë me dije se lista e anëtarësisë është tkurrur.
Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.
Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata kanë njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti.
Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm.
Diskutime rreth kësaj post