Janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike ditën e sotme, ku kanë garuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Numërimi i votave deri më tani tregon se Sali Berisha pritet të rimarrë drejtimin e kësaj force politike pas 9 vitesh largimi.
Nga rezultatet e siguruara nga qendrat e numërimit, Sali Berisha kryeson përballë rivalit të tij Ibsen Elezi.
Lëvizja që nisi Sali Berisha erdhi pasi ai u përjashtua nga grupi i PD, pasi u shpall non grata nga SHBA. Ai nisi një fushatë kundër Lulzim Bashës, duke bërë që ky i fundit të japë dorëheqjen, ndërsa PD u fut në një krizë.
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi jane dy kandidatët për kryetar të PD, në zgjedhjet për kreun e PD, te cilat organizohen nga Komisioni i Rithemelimit.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha iu drejtua qendrës së votimit rreth orës 11:00. Ai e cilësoi procesin historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë.
Berisha komentoi edhe procesin e zgjedhjes së presidentit duke e quajtur mafioz dhe antikushtetues. Votën e hodhi edhe Ibsen Elezi, i cili kërkoi që të mos bëhen shkelje gjatë këtij procesi.
Diskutime rreth kësaj post