Deputeti i PS, Ervin Bushati u shpreh mjoptimist për fitimin e zgjedhjeve parlamentare 25 prill. Bushati tha se PS do të fitojë plus 74 mandate duke përsëritur suksesin e zgjedhjeve të 2017, duke shtuar se socialistët do të qeverisin të vetëm dhe se kryeministër do të jetë Edi Rama.
Më tej Bushati tha se kryeministri Edi Rama nuk është i rënë nga qielli, por është më i miri i kësaj toke.
Po ashtu Bushati tha se vendi është në një krizë, pasi po kalojmë në krizë globale, duke shtuar se rënia e ekonomisë është me 10%, por në Britaninë e Madhe është me 20%.
“Nga sondazhet dhe nga ajo që kemi si target elektoral, mendoj se qytetarët janë të ndërgjegjshëm që nuk ka një qeveri perfekte, nuk ka një kryeministër perfekt, por ka një ekip që punon ose jo. Shumë shtete janë gjunjëzuar nga pandemia, por ajo që është e rëndësishme është që ekipi i mazhorancës nuk ndalon që punuari me zemër.
Në fakt socialistët në të gjithë takimet që bëjnë të cilat kanë qenë të shpeshta, shqetësimet janë të ndryshme, por qytetarët mirëkuptojnë faktin që ne u kemi qenë pranë në momente shumë të vështira që ka kaluar vendi, siç ishte tërmeti dhe pandemia. Jemi në një krizë, dhe kjo është një krizë globale, në ekonomia Shqipëri ka rënë 10% në vende si Anglia ka rënë 20 %. Vështirësitë do të vazhdojnë nuk e kemi fushë me lule dhe atë që kemi para. Por puna vazhdon, është bërë një punë e madhe por në momentin që mbarohet në punë do të fillojmë të punojmë më shumë.
Ne e dimë që çdo gjë nuk bëhet brenda një mandati ajo që është sfidë është fakti se në Tiranë, në masë dërrmuese ne kemi dy pushtete dhe kjo ka qenë një kombinim i mirë për të sjellë rilindjen në disa qytete të vendit. Nga krahu tjetër i peshores qytetarët e presin çdo gjë nga ne. kanë ankesa dhe shqetësime, por tek ne e kanë derën të hapur pasi opozita e ka ulu qepenin me kohë. Dhe ju kur ankoheni tek doktori apo tek mjeku shkoni tek doktori që është me i zoti dhe njerëzit vijnë tek ne. ashtu siç patëm një rezultat të kënaqshëm në 2017 do të përsërisim të njëjtën gjë. Ne do të marrim plus 74 mandate dhe do të qeverisim të vetëm dhe kryeministër padyshim do të jetë Edi Rama.
Rama nuk është i rënë nga qielli, por është më i zoti i kësaj toke dhe ka bërë më të mirën për këtë vend. Unë si ekonomist them që ka vend për shumë më tepër për financat publike, shteti të bëhet promotor i zhvillimit përmjet investimeve publike të shtohen të arrihet shtimi i punësimit dhe rritja ekonomike. Ka shumë për të bërë më mirë, por mendoj se në 30 vite demokraci dhe ekonomi tregu në një format zhvillimi social është bërë shumë. Sot jetohet më mirë se 8 vite më para. Sot jetohet shumë më mirë dhe baza që ajo që dimë është se qytetarët marrin më shumë nga investimet publike, shendetësia shumë më mirë, shërbimet i marrin shumë më mirë. Mendoj se sot jetohet më mirë se 8 vite më parë.“, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post