Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i njohur për zërin e tij kritik, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se në Shqipëri jeta është e lidhur me shtetin dhe kjo është arsyeja se përse shumë ikin nga vendi.
Sipas tij në këto kushte, si demokracia apo zgjedhjet nuk kanë kuptim, pasi ndryshimi vjen vetëm duke rikthyer lirinë e pavarësisë nga shteti.
“Që të kuptojmë ku jemi.
Një shqiptar normal, që të jetojë në Shqipëri do duhet të ketë një rrogë shteti ose të marrë një pension apo asistencë nga shteti, ose të bëjë një biznes që të mos i bjerë në qafë shteti.
Pra jeta është e lidhur me shtetin!!! Prandaj pushteti për të sunduar kap shtetin.
Askush nuk është i lirë.
Në këto kushte demokracia dhe zgjedhjet nuk kanë asnjë kuptim…!
Nëse dikush do të bëjë ndonjë punë pa pyetur shtetin e zënë të gjitha ligjet e mundshme. Prandaj shumë ikin nga Shqipëria.
Ky është realiteti. Duhet ta njohim e ta pranojmë nëse duam ta ndryshojmë.
Ndryshimi vjen vetëm duke rikthyer lirinë e pavarësinë nga shteti. Të tjerat janë pasojë.”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post