Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Gjergji Hani, ka votuar në zgjedhjet e sotme, ku me një fjalë të shkurtër para gazetarëve, Hani komentoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së enjtes, ndërsa tha se ky proces nuk ka asnjë vlerë ligjore.
Sipas tij, takimi nuk ka asnjë lloj firme dhe është bërë online.
“Sa i takon vendimit të Bardhit, nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nuk ka asnjë lloj firme dhe i bërë online me platformën “zoom”, tha ai.
I pyetur nëse beson tek fitorja përballë rivalit, Luzim Basha, Hani dha këtë përgjigje:
“Le të kërkojmë dhe të përpiqemi të ketë mbarëvajtje, që të mos e thyejmë mbarëvajtjen e heshtjes zgjedhore. Fitojnë të gjithë, fiton Partia Demokratike”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post