Partia Demokratike prej orës 08:00 të mëngjesit, vijon procesin e votimit për zgejdhjen e kryetarit të ri, ku pas Gjergji Hanit, ka votuar edhe kandidati Lulzim Basha.
Ai falenderoi votuesit dhe anëtarët, ndërsa tha se me votën e tyre, sot demokratët nisin fazën e ringritjes së Partisë Demokratike.
Basha theskoi para gazetarëve se demokratët janë përballur me sulme të padenja, por sërish nuk janë tërhequr.
Ai shtoi se ata kanë zgjedhur të përballen jo për interesat e tyre perosnale, por për kauzat, të ciloat shkojnë në dobi të qytetarëve shqiptarë.
“Dua të shpreh mirënjohje ndaj demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimeve. Jemi përballur me sfida si askush, sepse ata mijëra demokratë kanë përballuar sulme më të padenja, me padrejtësia të mëdha, por qëndrojnë jo për fatet e tyre personale, por për kauzat dhe vlerat që e bashkojnë këtë familje demokratike në shërbim të shqiptarëve. Përmes votës së tyre të rinisim një ri ngritje të PD”, tha ai.
Përkundër kësaj, Këshilli Kombëtar i mbajtur të enjten dhe që u drejtua nga Gazment Bardhi, vendosi anulimin e zgjedhjeve dhe dërgoi zyrtarisht kërkesën tek Gjykata e Tiranës, për t’ia hequr emrin ish-kreut të tyre, nga regjistri i partive politike.
Diskutime rreth kësaj post