Ditën e sotme, po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku përballë ish-kryeministrit Sali berisha, garon Ibsen Elezi, por procesi i votimit është shoqëruar edhe me incidente, pasi një nga vëzhguesit e Elezit në degë e PD në Korçë, Eduard Topalli, denoncon se nuk e kanë lejuar të monitorojë procesin e votimit.
Me ironi ai uron për “procesin model monist” që po zhvillohet në PD, teksa thotë se vota do numërohet nga të njëjtët njerëz që numëruan votat për Kryesinë.
Postimi:
“Të nderuar miq, sot në PD Korçë votohet, vota juaj do ruhet dhe numërohet nga të njëjtët njerëz që numëruan votat për kryesi. Vëzhguesi i kandidatit Ibsen Elezi (që duhet të isha unë) nuk u lejua të monitorojë. Urime për “proçeset” model monist. Suksese në jetë komunistëve të PDsë Korçë”, shkruan Topalli.
Diskutime rreth kësaj post