Ditën e sotme, po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku përballë ish-kryeministrit Sali berisha, garon Ibsen Elezi, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, ka njoftuar se pas shumë kërkesave të degëve, është vendosur të shtyhet orari i votimit deri në orën 20.00.
Po ashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.
Kujtojmë që procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike, nisi në orën 08:00 të mëngjesit.
Në garën për kreun e Partisë Demokratike kandidojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Diskutime rreth kësaj post