Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet për kryetarin e ri në PD, ku Lulzim Basha u rizgjodh me një rezultat të thellë ndaj kundërshtarëve.
Sipas Nishanit, Basha ka marrë më pak se 30% të votave nëse do të ishin listat e vërteta.
“Kandidatja që ne kemi mbështetur si grup kolegësh dhe të gjithë ne që e kemi ndjekur kemi konstatuar manipulime të rënda brenda një partie. I gjithë procesi ka qenë anormal por nesër do ti bëjë publik zonja Harxhi. Unë do të jap vetëm një shembull që është qarku i Korçës që demonstron një lloj civilizimi të shoqërisë, ku në bashkinë Korçë ku të gjithë kandidatët kishin mundësi për të parë sesi shkon procesi Basha ka marrë vetëm 17% në Maliq që është shumë më e vogël se e Korçës kandidatët nuk kanë pasur burime njerëzore për të menaxhuar procesin duke bërë që Basha të marrë 70 % të votave.
Basha ka marrë më pak se 30% të votave të listave të anëtarësisë dhe me listat që ka bërë vetë ai dhe jo listave të sakta. Sensibiliteti i listës dhe numri i anëtarësisë, listat nuk janë sekret se aty kërkohej vetëm emër mbiemër, dhe ato që janë anëtarësuar janë anëtarësuar me vullnet.
Basha në 2013 kur ka konkurruar për herë të parë dhe pse isha president në atë kohë, në atë kohë ka kërkuar listat e anëtarësisë dhe Basha dhe Olldashi i kanë marrë. Çështja e numrit të anëtarësisë në 2017 është 106 mijë ndërkohë nëse do të shikojmë arkivën në deklaratën e Bashës para zgjedhjeve të 25 prillit me 116 mijë anëtarë por janë dhe 30 mijë të Forumit Rinor të PD që s’janë në lista dhe nuk konsiderohen zyrtarisht anëtarë.
As anëtarët në emigracion nuk ishte i përfshirë. Basha sot përfaqëson minorancën e anëtarësisë së PD-së. Ka qenë proces i njëanshëm i gjithi”, ka thënë Nishani.
Diskutime rreth kësaj post