Për ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami më 13 qershor, ditën kur të zhvillohen zgjedhje për kreun e ri të Partisë Demokratike, do të ketë surpriza sa i takon rezultatit të zgjedhjeve.
Imami u shpreh se në këto zgjedhje, do të ketë një kontroll më të mirë të procesit të votimit, krahasuar me vitin 2017.
Sipas tij, gara nuk po zhvillohet në kushte të barabarta për të gjithë kandidatët, pasi koha e mbetur është e pamjaftueshme për të shpalosur programin.
Imami përsëriti qëndrimin e tij, se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, dhe të mbetej një deputet apo anëtar i thjeshtë i partisë.
”Basha duhet të jepte dorëheqjen, e të ishte një deputet, anëtarë i lartë i PD, do të ishte njeri i nderuar. Ai duhej të largohej pa rikthim. Të ndiqte shembullin e Nanos dhe Berishës. Zoti Basha, ky vendim i afrimit të zgjedhjeve, është një sjelle politike jo perëndimorë, jo Evropiane. Nuk është kjo politika. Do të jetë e mirë për të, do të zgjidhet prapë. Por PD me të nuk fiton. Ai i është borxhli për PD, ka humbur dy lloj zgjedhje, vetëm një kallëp i tillë i humbte këto zgjedhje. Kishte pakënaqësi të madhe për shkak të një qeverisje të keqe të Ramës.
Kishte lëvizje për ndryshim që ishte kumptisuar në Shqipëri, që çdokush bën dy mandate e ikën. Ishin këto elementë që të kishin rotacion. Por ky nuk krijon alternativë. Duhet të krijohen kushtet që kandidatët të kenë kohë të mundshme. Gara është e pabarabartë. Janë 70 degë të partisë, do të ketë 70 kuti votimi. Gara është e ndikuar negativisht që nga fillimi. 13 qershori do të jetë ditë surprize. Do të ketë një kontroll më të mirë të procesit të votimit, e cila do të na sjellë më pas surpriza”, u shpreh ish-ministri.
Diskutime rreth kësaj post