Deputetja demokrate, Grida Duma është shprehur e bindur se kryetari i PD-së do të jetë Lulzim Basha, duke zhvlerësuar kështu rivalët e tjerë si Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.
Ai e cilësoi Bashën jo si person që jo vetëm jep ide si rivalët e tij për kreun e PD-së, por si lider që jep është veprim, në aksion.
“Statuti nuk e parashikon dorëheqjen e kam thënë. Në momentin e parë, kjo është njëra anë, çfarë ndodh në elementin e dytë, nëse demokratët dhe ajo ndjesia që ju e sensoni edhe sot, mesa duket nuk do të kemi surprizë dhe kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Nëse demokratët e theksojnë këtë është se kjo qartësi, se nuk ka qenë çështje paaftësie të kapitenit se sa ka qenë çështje vendimmarrje. Nuk ishte paaftësi por marrja vendimi, për të mos ndërtuar marrjen e pushtetit nëpërmjet rrugëve të këqija. Ai ka thënë se nuk do të bashkëpunoj me krimin”, – tha Duma.
Ajo e krahasoi anëtarësinë e PD më të zgjuar dhe më regjur politikisht se sa anëtarësia e PS-së, duke shtuar se “mesa duket demokratët e kanë të ngulitur në mendjet e tyre dhe se kush është lideri dhe karakteri që i duhet, unë për vete nuk e kam pasur dyshim këtë”.
Sipas saj kandidatët e tjerë nuk kanë as edhe një platformë dhe se Basha këtë betejë rikonfirmimi e ka me anëtarësinë dhe jo me Kadillin, Harxhin apo dhe Shehajn.
Diskutime rreth kësaj post