Uniteti, LR PDSH dhe RDK-ja e Vesel Memedit nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Partitë u dakorduan për platformë dhe lista të përbashkëta të kandidatëve për deputet. Në pikat e marrëveshjes theksohet edhe domosdoshmëria që njëri nga postet kryesore t’i takojë shqiptarëve, kryetari Kuvendit, kryeministri ose Presidenti.
Kreu i LR PDSH-së Ziadin Sela tha koalicioni do të këmbëngul në kërkesa dhe jo në oferta. “Ky koalicion nuk do të hyjë në qeverisje, vetëm sa për të qenë në Qeveri, pa u plotësuar kushtet të cilat i kemi vendosur në platformë. Për ne është shumë me rëndësi të përkuzojmë se çfarë duam ne dhe nuk na intereson aspak se çfarë do të na japin të tjerët ose do të na marrin”, tha Ziadin Sela, Kryetar i LR PDSH-së.
Kreu i Unitetit, Ostreni tha se koalicioni do të jetë i hapur edhe për parti dhe organizata tjera, me përjashtim të atyre që deri tani ishin të përfaqësuara në Parlament. “Listat tona dhe të gjithë ata që do të na bashkëngjiten, qoftë edhe OJQ, do të jenë të normalisht të përbashkëta. Funksioni i listave dhe deputetëve, është shumë më efektiv si parazgjedhorë se sa pas zgjedhor. Koalicionet pas zgjedhjeve janë më tepër koalicione tenderësh”, u shpreh Gëzim Ostreni, Kryetar i partisë “Uniteti”.
Koalicioni i sotëm pasoi pas dështimit për të formuar një koalicion të përbashkët me të gjitha partitë jashtëparlamentare shqiptare. Ditë më parë,një koalicion i tillë u formua mes Lëvizjes BESA dhe RDK-së së Fadil Zendelit.
Diskutime rreth kësaj post