Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë më 24 shtator.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, pas vakancës së krijuar për shkak të shkarkimit kryebashkiakut socialist Safet Gjici prej video skandalit erotik të publikuar në media.
Dy nga emrat e përfolur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e shtatorit janë ish-drejtor i Drejtorisë së Tatimeve në Kukës, Albert Halilaj, si dhe Granit Gjana, nënkryetari i zgjedhur për të drejtuar bashkinë pas shkarkimit të Gjicit, sipas Euronews.
Kujtojmë se më 16 qershor të këtij viti, në media u publikua një video erotike e kryebashkiakut të Kukësit e regjistuar në ambientet e zyrës së tij.
Regjistrimi i plotë zbardhte gjithashtu bisedat e Gjicit me vajzën të cilën kryente marrëdhenie intime, rreth një tenderi për trjatimin e qenëve të rrugës. Në parim kryebashkiaku socialist dha dakordësinë, mirëpo proceduat për këtë tender nuk avancuan.
Pas skandalit të publikuar vetë Gjici përmes rrjeteve sociale kërkoi një ndjesë publike, pretendoi se ishte një kurth prej kundërsharëve dhe njoftoi dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut.
Pavarësisht dorëheqjes së njoftuar Gjici u shkarkua menjherë me vendim të Këshillit të Ministrave, me motivacionin “për shkak të shkeljeve të rënda”.
Diskutime rreth kësaj post