Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, deputeti Taulant Balla ka deklaruar se zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen edhe nëse opozita nuk merr pjesë.
“PS do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë edhe pa opozitën. Shumica i ka votat e nevojshme, për implementinin e ligjeve. Gjithashtu qeveria është e gatshme për të diskutuar rreth çdo gjëje me opozitën”, tha ai.
Sakaq, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se opozita nuk do të tërhiqet nga objektivat dhe kërkesat e saj.
Diskutime rreth kësaj post