Ditën e sotme, po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku përballë ish-kryeministrit Sali berisha, garon Ibsen Elezi, ku edhe deputeti Luçiano Boçi, ka komentuar zhvillimin e procesit të votimit në Elbasan.
Gjatë një interivste, Boçi ka theksuar se ka një interes të shtuar të demokratëve në këto zgjedhje, pasi njerëzit kërkojnë shpresë dhe besim te PD-ja, e cila nesër do të jetë një alternativë qeverisëse.
Fjala e Boçit:
“Siç keni qënë dhe ju dëshmitarë, procesi ka pasur një pjesëmarrje të madhe të demokratëve për të shprehur vullnetin e tyre për kreun e ri të PD-së. Ende vazhdon dhe ka fluks njerëzish dhe ky fenomen ka treguar se po ndodh në të gjitha degët e PD-së jo vetëm në Elbasan. Ka një interes të shtuar të anëtarëve të PD-së dhe kjo ndodh pasi njerëzit kërkojnë shpresë dhe besim te PD-ja dhe kërkojnë që ajo të rikthehet te pozitat që ata e duan dhe të jetë një alternativë qeverisëse nesër që ngjall shpresën dhe besimin te qytetarët”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post