Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, vijoi edhe sot takimet me strukturat e PD në Tiranë. Alibeaj u ndal në degët 6 dhe 7 në kryeqytet ku bisedoi me kryesinë dhe drejtues të strukturave të këtyre degëve.
Fokusi i takimit ishte situata politike, betejat që e presin PD në këtë kohë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Alibeaj vuri theksin tek niveli i lartë i korrupsionit që sipas tij është pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.
Diskutime rreth kësaj post