Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka nisur takimet me prpfaqësuesit e partive politike në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, Kim po zhvillon një takim dhe me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Më pas ambasadorja Kim pritet të zhvillojë një takim dhe me kreun e PL, Ilir Meta.
Këto takime janë të zakonshme para çdo zgjedhjeve, për t diskutuar mes përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe atyre politikë në Shqipëri për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post