Së paku në 18 komuna në Kosovë janë shënuar fitore të partive dhe 13 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Rezultati është ende i paqartë në shtatë komuna.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në ora 10:15, balotazhin e kanë shmangur komunat: Deçan, Kaçanik, Mitrovica e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërda, Peja, Shtërpca, Suhareka, Ferizaji, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut.
Ndërkaq, në balotazh do të jenë: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Klina, Kamenica, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Vitija, Vushtrria, Malisheva, Juniku dhe Mamusha.
Rezultati është ende i paqartë në komunat: Skenderaj, Kllokot, Obiliq, Drenas, Istog, Fushë Kosovë dhe Shtime.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.
Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.
Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.
Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë./REL
Diskutime rreth kësaj post