Avokati Plarent Ndreca, ka deklaruar se Erion Veliaj është kandidati më i mirë i mundshëm për zgjedhjet lokale, pasi me të tjerët PS do të riskonte.
I pyetur nga moderatori Xhafo nëse Veliaj më shumë u rikandidua se sa e rikandiduan, Ndreca tha se me Veliajn PS do të fitonte ndërsa me kandidatë të tjerë edhe mund të riskonte.
Pjesë nga Biseda:
Xhafo: A nuk duket se zoti Veliaj më shumë u rikandidua se e rikandiduan?
Ndreca: “Partia Socialiste me çdo kandidat tjetër do të rriskonte në Tiranë, me zotin Veliaj jo”.
Xhafo: Mund të rrezikonte me Ballukun, Me Klosin, Manastirliun?
Ndreca: “Unë mendoj se Veliaj për shkak të arritjeve në Bashkinë e Tiranës ëhstë kandidati më adapt më i mirë i mundshëm”.
Xhafo: A keni kuriozitet kë do të keni përballë?
Ndreca: “Kuriozitet mund të ketë, por çfarë interesi publik mund të ketë”.
Diskutime rreth kësaj post