Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike është tërhequr nga gara e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Bëhet fjalë për kandidatin për bashkinë e Kavajës, Bledar Sinella, i cili ka dërguar në KQZ kërkesën për çregjistrimin.
Sipas kandidatit, zgjedhjet pa opozitën po rikthejnë një regjim monist.
Ndërkohë, një ditë më parë kandidati i Bindjes Demokratike në qarkun Lezhë, Salvador Kacaj u tërhoq nga zgjedhjet lokale.
Diskutime rreth kësaj post