Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka nisur “vjedhjen” e votave për zgjedhjet e ardhshme lokale. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, Berisha u shpreh se mazhoranca ka nisur mbledhjen e certifikatave të qytetarëve në mënyrë që të sigurojnë votat.
Berisha tha opozita nuk do të bojkotojë asnjë zgjedhje, përkundrazi do t’i japë përgjigjen më “ekzemplare” qeverisë së Edi Ramës.
“Rama ka bërë taksën e re gati për ta vendosur në 1 janar. Të dalë dhe të matet me ne në rrugë dhe në sheshe. Do të ketë një përballje të fortë. U vendos profesioneve të lira taksën 23%. Është shkatërrim i shoqërisë, ata janë shtresa e mesme. Nuk ka të ndalur ky. Duhet ta ndalim. Ndaj dhe të jemi të përgatitur për një betejë. Këtu kemi kryetarin e ri të forumit. Jemi përpara zgjedhjeve tashmë. Unë kam marrë informacion se po mbledhin që tani certifikatat. Do ta paguash aq shtrentjë nëse prek votën. Ne po votojmë vetë, por do u kthejmë shqiptarëve votën. Nëse ky armik, mendon të vjedhë votën, nuk e di se çfarë do ta presë të nesërmen.
Do i japim përgjigjen më ekzemplare që nuk mund ta imagjinoj. Nuk jemi që mund të na marrë përpara, të na i marrë votat duke i blerë me karta identiteti apo me patronazhistë. Nuk mund të ketë mëdyshje. Ne marrim pjesë padiskutim në zgjedhje. Nuk bojkotojmë. Do përgatisim strukturat tona, mbështetësit tanë, anëtarësinë tonë për të rikthyer votën tek shqiptarët. Ne do shpërbëhemi si komb nëse nuk garantojmë votën.”-tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post