Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi tha në Repolitix se në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një koalicion PS dhe LSI duke u shprehur se socialistët janë partia më e arsyeshme. Sipas tij, mirëqënia e njerëzve nuk e bën qeveria. Kjo ka tensionuar bisedën me Besnik Jakën i cili thotë se çfarë ka në dorë qeveria, vetëm t’i japë rrogën Ramës.
Pjesë nga debati:
Klosi: Një koalicion të mundshëm unë e shoh mes LSI-së dhe PS-së. Me dëshirë apo pa dëshirë të Monikës.
Muça: E keni patjetër të nevojshme që PS të jetë në pushtet? Nuk duhet të ikë, të jetë ose vetëm, ose në koalicion me PD-në ose LSI-në, e doni me patjetër në pushtet Ramën.
Klosi: Po, e kam dëshirë. Jam i sigurt që PS sot është partia më e arsyeshmja. Çfarë të stonon ty tani?
Muça: Mua më stonon jetesa.
Klosi: Nuk është drejtimi i qeverisë për të bërë mirëqënien e njerëzve.
(ndërhyn Besnik Jakaj)
Klosi: E njoh LSI-në më mirë se sa ty, pavarësisht se je në struktura.
Jakaj: Kam qenë student…
Klosi: Unë kam qenë drejtues i SHIK kur ti ke qenë student e njoh më mirë partinë tënde.
Jakaj: Para 7 viteve sa ka qenë borxhi publik.
Klosi: E di ti sa e kanë pasur italianët borxhin publik… Këtë e mbani referencë juve, ai tjetri tha mirëqënien…
Jakaj: Thoni se mirëqënien se ka në dorë qeveria, borxhin publik se ka në dorë qeveria, arsimin se ka në dorë qeveria, për çfarë është qeveria, t’i japë rrogën Ramës.
Diskutime rreth kësaj post