Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se opozita ka vetëm një opsion për zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas Manjanit, nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita të bëjë thirrje për mospjesmarrje në këto votime.
‘Suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë.
Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin.
Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në agjendën e Shqipërisë.
Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës’, shkruan Manjani,
Postimi i plotë:
Opsioni i vetëm i opozitës.
Nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion;
Të bëjë thirrje për mospjesmarrje në këto votime.
Suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë.
Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin.
Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në agjendën e Shqipërisë.
Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës.
Qeveria po bën ekzakt këtë gjë, pra të nxisë opozitën drejt dhunës për t’i hequr pikët që ka marrë nga keqqeverisja dhe skandalet e përjavshme të Rilindjes.
Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj…
Diskutime rreth kësaj post