Analisti Arjan Vasjari ka komentuar sot vendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet lokale të ’30 qershorit 2019’, ku opozita nuk mori pjesë dhe Shoqata e Bashkive me në krye Volttana Ademin e çuan çështjen në gjykatë, për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese gjendet në një pozitë shumë të vështirë, pasi gati po përballet me presion politik nga të gjitha palët. Madje Vasjari tha se vendimi që i duhet të japë ‘Kushtetuesja’ për këto zgjedhje është më i vështirë se sa çështja e shkarkimit apo jo të presidentit Ilir Meta.
Komenti i Vasjarit:
“Gjithmonë prononcimet për drejtësinë në tërësi, por për Gjykatën Kushtetuese janë delikate. Ajo që konstatoj është se Kushtetuesja ndodhet përballë një vendimmarrje, e cila nuk është një çështje që ka të bëjë me reputacionin e saj, por do duhet të marrë një vendim të drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve. Në të gjitha rastet ngelet një gjykatë e re. Në historinë e Shqipërisë, nuk i ka ndodhur një gjykate që të merret me çështje kaq komplekse.
Nga ana tjetër politika s’po e lë të qenë Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha palët kërkojnë që të involvojnë gjykatën për të zgjidhur një konflikt politik. Të gjithë e kanë ‘kapur prej xhakete’ Gjykatën Kushtetuese dhe i kërkojnë që të zgjidh konfliktin politik. Por vendimin më të qartë e jep Komisioni i Venecias. Për mua është më e thjeshtë që të shkarkosh presidentin si vendimmarrje. Pozicioni i Gjykatës Kushtetuesja është i thjeshtë, por qëndrimi që do të mbajë për zgjedhjet lokale, do të ishte jo thjesht në një presion politik, por mendoj se me të gjitha rastet do të kërkonte opinion nga Venecia, edhe pse e ka dhënë një opinion për këtë çështje”, tha Vasjari.
Diskutime rreth kësaj post