Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të fortë sot nga qyteti i Elbasanit lidhur me vjedhjen e votave.
Kim tha për mediat se vjedhja e votës është problem si në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm,, ndaj i dërgoi një mesazh të qartë: “Po shkelni ligjin dhe po turpëroni vendin tuaj”.
“Një përmirësim nga e shkuara është fakti që votuesit do kenë mundësi të votojnë jo vetëm partinë por edhe kandidatët. Kam dëgjuar që vjedhja e votës është problem në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan. Ju them atyre që vjedhin votën, po shkelni ligjin dhe po turpëroni shtetin tuaj. Atyre që u kërkohet të shitet vota, ju them që vota është pushteti tuaj ndaj mos e jepni”, – deklaroi ambasadorja Kim.
Diskutime rreth kësaj post