Partia Socialiste ka nisur vrullshëm punën për përgatitjen e saj për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe koordinator politik për kryeqytetin është ndalur ditën e djeshme në njësitë 7 dhe 13, si dhe në Baldushk.
Teksa u ka dorëzuar kartat e anëtarësimeve socialistëve më të rinj, Veliaj thekson se PS do vazhdojë të thyejë punën me dashuri, përulësi e këmbëngulje.
“Tek Njësia 7 kemi thyer çdo rekord. Do vazhdojmë ta bëjmë me dashuri, përulësi e këmbëngulje. Një mirëseardhje në familjen tonë të Partisë Socialiste 10 aktivistëve të rinj në familjen më të madhe e më progresiste në Shqipëri”, – deklaroi ai.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme është ndalur edhe në Baldushk, ku pasi listoi investimet, por dhe projektet e shumta për këtë zonë, u shpreh në rrjetet sociale se Partia Socialiste është gati për fitoren e zgjedhjeve më 25 prill.
“Gati për fitore dhe për punë të mbara! Dashuria për vendin, jo inati për tjetrin, është çelësi i fitores”, shkruan ai. Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i sigurt se mazhoranca do të fitojë edhe mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke folur në një intervistë televizive, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Rama do të arrijë një tjetër fitore në 2021 për të vijuar bashkëpunimin edhe me pushtetin vendor.
“Unë mendoj se Edi Rama do të fitojë më thellë në zgjedhjet e ardhshme sepse mendoj se puna titanike për menaxhimin e pasojave të tërmetit, s’besoj se ka nevojë për fushatë. Unë mendoj për fitoren që të kemi një superfitore. Unë jam në këtë punë deri në vitin 2023. Edi Rama do ta fillojë mandatin e tij në 2021 dhe do ta mbarojë në 2025. Për fitoren këtu nuk diskutohet që PS është forcë e parë. Ne do të synojmë 71 që është fitorja minimale apo 74-75 që është fitorja komode. Jo komode për të qenë Edi Rama rehat, por komode për punë. Bovilla nuk do ishte inauguruar dje nëse ne do të ishim me atë koalicion që mua më tradhtoi ditën kur ne miratonim atë investim”, – deklaroi Veliaj.
Nga ana tjetër, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi në kuadër të organizmit të Partisë Socialiste ka zhvilluar një takim me strukturuar e njësisë numër 2 në Tiranë, ku mes të tjerash ka theksuar në rrjetet sociale se në zgjedhjet e 25 prillit PS do të fitojë mandatin e tretë për shumë arsye. “Më pranë me JU përditë, struktura të rigjeneruara për një mandat tjetër. 2021 PS Për Fitore”, – shkruan Hysi.
Diskutime rreth kësaj post