Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është shprehur se Edi Rama është drejt degradimit total, duke shtuar se merret se çfarë thotë Basha, Meta apo Kryemadhi.
“Edi Rama është shterpë dhe pa energji pa vazhduar një mandat të tretë dhe nuk ka bilanc. Gjithë fjalimi i Ramës ishte se çfarë thotë Basha, çfarë thotë Ilir Meta, Monika Kryemadhi etj, duke mos u marrë me problemet reale të qytetarëve. PS nuk ka asnjë ide për t’u ballafaquar. Kjo tregon degradimin e Ramës, merret me persona dhe jo me ide. Edi Rama merret me çfarë bën PD-ja”, tha Salianji në “Kjo javë”.
Ervin Salianji thekson se koalicioni i madh opozitar do ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti përfundimisht.
“Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta të krijojë parti, por idetë e personave që kanë krijuar parti i keni parë që nuk kanë qenë njësh me PD-në. Më e ndershme është fronti i përbashkët opozitar sesa të mundohesh të përçash PD-në. PS do të humbë vota, ndërsa partitë e reja varet për arsyet pse janë krijuar partitë e reja. Do të jetë koalicioni më i madh opozitar që do të përballet me Ramën.
Koalicioni i madh opozitar do të largojë Edi Ramën nga pushteti. Kush është për ndryshim, duhet të votojë PD-në. Nuk ka rëndësi nëse jemi një listë apo dy, por e rëndësishme është që ne si koalicion opozitar jemi të qartë dhe formula si do të bëhemi më pas do të shihet në vijim”, shtoi Salianji.
Diskutime rreth kësaj post