Ministri Pandeli Majko u shpreh në “Open” se do të kandidojë në njësinë nr.5 në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
“Nuk kemi thënë që kemi bërë mrekullinë. Thuhet edhe ndonjëherë që kemi tepruar duke thënë që kemi gabuar këtu kemi gabuar aty. Kemi një qeverisje që për shkak të një veprimi të opozitës u vështirësuan punët. PS i ka të gjitha pushtete, kjo na ka rritur përgjegjësinë jo sic thonë shkodranët ‘na ka hip vetja në qejf’.
Mendoj që ne diskutojmë maksimumin tonë, një metaforë që dikush e konsideron si tavan, por për socialistët tavani nuk ekziston. Unë do të jem kandiat në njësinë nr.5. Ne jemi të privilegjuar që jemi në listat e PS-së”, tha Majko.
Diskutime rreth kësaj post