Nën-kryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se Lista e Ramës në Durrës është simbolika e të gjithave listave në qarqe, sepse ka disa persona të inkriminuar sipas tij.
Paloka tha se me këto lista Rama nuk ka mundësi që të kapë më shumë se sa 30-40 mandate në gjithë vendin.
Paloka në Rtv Ora: “Rama bëri gjithë atë propagandë që është një zonjë në moshë, që po detyrohet që të bëhet pis duke u futur në llumin e Ramës. Lista e Ramës në Durrës është simbolika e të gjithave. Në këtë qark ka rikthyer të njëjtat figura të inkriminuara që janë në dosje penale në vend dhe në ato ndërkombëtare. Nëse ka kaq shumë personazhe brenda një qarku, atëherë imagjinoni qarqet e tjera. Prandaj del dhe bën shfaqje të tilla prej palaçoje. Në PS nuk ekziston një bazë partie dhe pas këtyre zgjedhjeve do të shuhet si ekzistencë. Sa për daljen e Ramë si 8-ti në Durrës, është një fat i madh për Durrësin. Edhe Ramiz Alia kandidoi në mënyrë simbolike, por e dëmtoi një inxhinier i panjohur në Durrës. Këtë mundësi do ta kenë qytetarët e Durrësit.
Me këto lista Rama nuk ka mundësi që të kapë më shumë se sa 30-40 mandate në gjithë vendin. Këto janë figura të diskredituara me të cilën ai tenton që të marrë vota. Në vitin 2017 në pothuajse nuk kishim fare mundësi për tu futur në lojë, ndërsa Rama bëri gjithë pisllëqet me bande. Por në Durrës nuk mori dot as 7 mandate. Kur nuk i mori në atë kur ne ishim jashtë loje, ai nuk do t’i marrë sot, as mandatin e 8-të, kur sot ne jemi në fushë për ta shkatërruar Ramën. As i 7-ti nuk do të ketë mundësi që të jetë deputet. Sigurisht që Rama do të ketë mundësi të jenë deputet sepse i ka urdhëruar që ta votojnë me emër, por do ta hajë Lefter Koka.”
Paloka shtoi se emri që duhet të fshijnë shqiptarët këtë herë është Edi Rama sepse ai është e keqja e vendit.
Paloka: Emri që duhet të fshijnë shqiptarët këtë herë është Edi Rama. Ai është e keqja që duhet të ikë. Të tjerët janë gurë që i lëviz ai sipas dëshirës. E keqja ka një emër dhe është Edi Rama. Ne nesër do të drejtojmë Shqipërinë dhe gjithë këta personaliteti të PD-së do të kenë mundësi dhe hapësirë për të dhënë kontribut në drejtimin e vendit dhe për t’ju dhënë shqiptarëve shpresë për të ardhmen. Unë kam dorën time në listën e PD-së për Durrësin, por kam marrë edhe mendimet e të tjerëve dhe mendoj se është një ndër listat më të mira për këtë qark të bëra ndonjëherë. Për herë të parë në Krujë dhe në Fushë Krujë përfaqësohemi nga një zonjë dhe një zonjë, figura të nderuara nga familje të nderuara. Përballë tyre kemi ato që thashë më parë.
Diskutime rreth kësaj post