Presidenti Meta i pyetur në emisionin “Opinion” nëse do të ketë prapë një bashkëpunim mes tij dhe Edi Ramës, tha se nëse prioritare do të kishin qenë raportet personale, ata nuk duhej të kishin bashkëpunuar asnjëherë.
Pa artikuluar një po ose jo të prerë, Meta tha se ai është në politikë për disa interesa shumë më të mëdha.
Fevziu: A mund të ketë prapë një bashkëpunim mes jush?
Meta: Mendoj që ka patur shumë arsye, në rast se do të vendosnim raportet personale si prioritare për të mos bashkëpunuar asnjëherë me zotin Rama prej gati 10 vitesh. Por, unë jam në politikë për të parë disa interesa shumë më të mëdha, të cilat për fat të keq zoti Rama nuk i shikon dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi për to, të cilat kanë të bëjnë me vendin dhe kanë të bëjnë me të gjithë qytetarët shqiptarë.
Diskutime rreth kësaj post