Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se opozita është e bashkuar do ti fiojë zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij Rama është i vetmuar.
“Opozita e bashkuar ka zgjidhur problemin më të madh. I gjithë fronti opozitar qytetar ndodhet në një anë, dhe vetëm në anën tjetër ndodhet Edi Rama me Rilindjen. Kështu kohezioni, ajo që është bashkimi, aksionet e përbashkëta politike, ndarja e objektivave themelore politike janë të gjitha të zgjidhura, edhe institucionalisht. Ju e dini që ne kemi një marrëveshje institucionale prej kohësh. Dhe kjo është një risi sepse kurrë më parë nuk ka patur një front opozitar, i cili jo vetëm i ka pjesë të aksionit të vetë politik ato që bën por i ka formalizuar seriozisht me objektiva të mëdha programore.
Këto janë elemente taktikë dhe në javët e ardhshme do të ketë edhe vendimarrje për këtë çështje por në të gjitha rastet, e gjithë vota masive opozitare mbi 80% e shqiptarëve do të ketë mundësinë të adresohet dhe të realizojë ndryshimin e madh“, u shpreh Vasili.
Diskutime rreth kësaj post