Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pasditen e sotme ka patur një takim me strukturat në Tiranë për të ndarë punët e partisë për organizimin për zgjedhjet e 25 prillit.
Kryemadhi tha se ditën e hënë do të prezantojë programin e LSI-së dhe më pas puna në terren do të jetë e koordinuar me PD-në.
Reagimi i Kryemadhit:
“Ditën e hënë do të prezantojmë programin.Do të jemi në një metodologji komplet tjetër përsa i përket punës në terren, koordinuar edhe me listën e PD-në dhe strukturat në zonë, tani duke qenë se edhe ata po shkojnë drejt një mbyllje me paritë te koalicionit dhe ne po kështu, do të jemi drejtpërdrejt në terren dhe nuk do të ketë kohë për të humbur” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post