Aleanca Kuq e Zi është tërhequr zyrtarisht nga zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetarja e Aleancës KuqeZi, Lumturi Ratkoceri së bashku me kryesinë dorëzuan në Komision Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për tërheqjen.
Gjithashtu për këtë ka reaguar edhe ish kryetari i Alenacës, Kreshnik Spahiu. Juristi shkruan se partitë duhet të bojkotojnë zgjedhjet pasi PD-PS kanë marrëveshje për asgjësimin e partive të reja.
Postimi i Spahiut:
“LAJMI FUNDIT: Aleanca KuqeZi tërhiqet nga zgjedhjet:
PD-PS kanë marrveshje për asgjesimin e partive të reja
20 parti dështuan në krijimin e “Polit të Tretë”.
Veç e veç s’mund të thyhet establishmenti PD-PS
Thirrje: Bojkotoni votimin sespe zgjedhjet janë shitur dhe 25 Prill s’do ndryshoj asgjë.” – shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post