Vetëm një kompani është paraqitur me ofertë konkrete për të marrë përsipër identifikimin biometrik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
KQZ njofton se nga 6 kompani të ftuara për të marrë pjesë është paraqitur vetëm 1 teksa sot ishte dhe afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar dhe ofertën ekonomike.
Njoftimi i KQZ-së:
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”.
Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë.
Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit një 1 kompani.
Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania.”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post