Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli është shprehur se Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë një marrëveshje me njëri-tjetrin.
Topalli tha në emisionin “Opinion” se Rama e Basha kanë bërë pazar gjithmonë me njëri-tjetrin. Po ashtu ajo tha se mes tyre ekziston një dyshim gjithmonë, por shprehet se po bëjnë gjithçka që të mbajnë në zotërim politikën shqiptare.
“Rama dhe Basha kanë një pazar me njëri-tjetrin, e kanë pasur gjithë kohës. Unë vazhdoj të dyshoj që… 2017 ishte thyerja e madhe e besimit. Edi Rama dyshon se Ilir Meta do vazhdoj me Lulzim Bashën.
Meta dyshon se do shkoj me Ramën. Dyshimi mes tyre është i madh, kjo është raporti i tre personave mendojnë se janë në krye. Ata po bëjnë çdo gjë që të mbajnë në zotërim politikën shqiptare”, – tha ndër të tjera Topalli.
Diskutime rreth kësaj post