Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë urgjente për mediat për të folur për situatën politike dhe aktuale në vend pak para zgjedhjeve elektorale të 25 Prillit.
Meta u shpreh në fjalën e tij se persona në kërkim po mbledhin karta identetiteti! Po ashtu, Presidenti iu ka bërë thirrje të gjithë insitucioneve dhe funksionarëve të lartë të shtetit.
“Po vidhen identitetet e shqiptarëve të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në atdhe për të votuar persona me rekorde kriminale. Kjo është edhe një ndihmë për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme. Vjedhja e identitetit të shqiptarëve është kriminale. Në Korçë e Pustec po vidhen”. – tha Meta.
“I kam kërkuar Prokurorisë, organeve kompetente dhe institucioneve të rëndësishme të shtetit që të jenë në gadishmëri për situatën që na pret”. – ka përfunduar Meta.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post