Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar nga Durrësi se çdokush që më 25 prill do të ndikojë tek vota e lirë s’ka për të pasur shpëtim.
Në konferencën për shtyp, presidenti pati një mesazh edhe për mediat.
Deklarata e Metës:
“I ftoj mediat gjithashtu të jenë mjaft transparente në këtë proces. Është në të mirën e tyre. Duhet të respektojnë qytetarët dhe duhet të japin kontribut për atë që do të vijë nesër. Të jenë të gjithë në rrethana lehtësuese në procesin e llogaridhënës që do të vijë nesër me hir apo me pahir për shkak të votës së qytetarëve”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post