Demokratët kanë kohë që i kanë menduar ndryshimet kushtetuese dhe ato do të jenë më të thella sesa vetëm kufizimi me 2 herë i mandatit të kryeministrit.
“Duhet komplet kushtetutë e re. Nevojë imediate për të ndryshuar këtë që kemi.”, shprehet sekretari ligjot i PD, Çlirim Gjata.
Për balancimin e pushteteve, PD ka edhe një variant të sajin.
“Senat ose president nga populli. Kushtetuta e re të rikthejë check-balancën”, shprehet ai.
Ndërsa duket se për këtë ide konsensusin e socialistëve nuk e kanë sa janë në opozitë, kur të vijnë në pushtet, sekretari për çështjet ligjore në PD, thotë se demokratët nuk do marrin vendime të njëanshme.
“Edhe po ti ketë PD votat, dy të tretat, përsëri s’do ishte e udhës ta ndryshonte vetë Kushtetutën.Do konsensus të madh.”, shton ai.
Një tjetër konsnensus që ganatohet se do të merret është dhe ai i ndërkombëtareve, pa të cilët nuk do të kryhet asnjë veprim.
Diskutime rreth kësaj post