Deputeti i opozitës në Kuvend, i dalë nga lista e PD-së në 2017, Erion Piciri ka deklaruar se nuk do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Deputeti shprehet se do të bëjë fushatë kundër partive të mëdha dhe estabilishmentit politik.
“Po shoh qe po krijohen parti thuajse çdo ditë. Nëse bashkohen të gjithë dhe të kenë kandidatin e tyre kryeministror kanë mundësi të kenë një shans. Partitë e vogla kështu siç janë të thërrmuara nuk kanë për të arritur asgjë. Do jem pjesë e fushatës elektorale, është projekt individual kundër një estabilishmenti të krijuar”, u shpreh deputeti.
Prej një viti, Piciri ka hequr dorë nga rroga dhe për këtë shprehet se ka hyrë në politikë jo për t’u pasuruar, por për të formuar dhe ndryshuar këtë vend.
“Nuk pranoj gati prej një viti rrogën. Nëse do i fusja lekët në xhep do fillonin spekulimet. Unë hyra në parlament për të komunikuar për të thënë që politika bëhet edhe ndryshe”, tha Piciri.
Diskutime rreth kësaj post